
Së fundmi kanë qarkulluar informacione se personat e infektuar me koronavirusin e ri tregojnë se në shfaqjen e simptomave, fillimisht kanë vërejtur humbjen e ndjenjës së të nuhaturit dhe shijes.
“Në ditët e kaluara, rreth 500 pacientë raportuan se kishin humbur ndjenjën e të nuhaturit dhe shijes. Në praktikë është e zakonshme të dëgjohen simptoma të tilla një herë në muaj, ndërsa tani ato shfaqen tek më tepër njerëz. Kjo dukuri e shpeshtë e simptomave të lartpërmendura nuk ka qenë kurrë në kaq numër të madh, ndërsa kjo është vetëm maja e ajsbergut”, thekson Dr. Nirmal Kumar, kreu i grupit të Specialistëve për vesh, hundë dhe fyt në Mbretërinë e Bashkuar.
CILAT JANË SIMPTOMAT E KONFIRMUARA TË KORONAVIRUSIT?
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet kompetente, koronavirusi shkakton simptoma të të ngjashme me gripin, siç janë:
- Rritja e temperaturës trupore
- Kolla e thatë
- Vështirësi në frymëmarrje
- Dhimbje tëmuskujve
- Lodhje
Simptomat e infeksionit me koronavirus janë të ngjashme me simptomat e ftohjes dhe gripit. Nëse dyshoni se i keni ato dhe për të zbuluar saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, kontaktoni mjekun amë përmes telefonit.
GRIPI, I FTOHTI OSE COVID-19? MËNYRA E THJESHTË PËR TË NJOHUR SIMPTOMAT
Në këtë tabelë, shikoni diferencën midis simptomave të ftohjes, gripit dhe koronavirusit:
| SIMPTOMAT | I FTOHTI | GRIPI | KORONAVIRUSI |
| Temperatura e lartë trupore | RRALLË HERË | SHPESHHERË | PO |
| Kollitja | RRALLË HERË | PO | KOLLË E THATË |
| Vështirësi në frymëmarrje | RRALLË HERË | PO | PO |
| Dobësim i përgjithshëm | MESATARISHT | PO | PO |
| Kokëdhimbje | RRALLË HERË | PO | NDONJËHERË |
| Dhimbje të muskujve | TË LEHTA | SHPESHHERË | PO |
| Teshtitje | SHPESHHERË | NDONJËHERË | JO |
| Dhimbje fyti | SHPESHHERË | NDONJËHERË | NDONJËHERË |
| Rrjedhje të hundëve | MESATARISHT | NDONJËHERË | RRALLË HERË |

















